EKIPI KOMBËTAR: PARIS BORDEAUX LILLE LYON MARSEILLE MONTPELLIER NANCY NANTES NICE RENNES STRASBOURG TOULOUSE TIRANA

EDUKIM INOVATIV

PSE MODELI EPITECH ËSHTË NË NJË LINJË ME BIZNESET?

Graciela Padoani David, Docteur Européenne en Sciences de l'éducation

Graciela Padoani David është pjesë e fushës së edukimit për 20 vitet e fundit. Pas diplomimit në Filologji (Buenos Aires dhe Barcelonë), ajo mbrojti masterin e saj shkencor në shkenca edukative mbi punën e bazuar në projekt (Universiteti Lilë 3). Këtë vit ajo përfundon tezën e saj mbi të njëjtin subjekt.

Nga GRACIELA PADOANI DAVID – DOKTORANTE EVROPIANE NË SHKENCAT EDUKATIVE

Në ditët e sotme, mbi të gjitha pjesë e fjalorit të arsimit të lartë, janë punësimi dhe aftësitë. Raporti Hetzel “De l’Université à l’emploi” (nga universiteti në punë), ashtu sikurse misioni mbi integrimin në botën e punës, kushtuar arsimit të lartë nga “Loi Pécresse” (ligj francez i vitit 20017 mbi autonominë e universiteteve), janë shembujt e fundit.

Arsimi i lartë është përpjekur gjithashtu që të përfshijë këto dy aspekte në dhënien e diplomave dhe programet e mësimit. Modeli pedagogjik i Epitech i ka marrë gjithmonë këto aspekte në konsideratë. Ai i ka mundësuar Epitech të vërë në zbatim një tjetër vizion të arsimit të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë është gjithmonë në linjë me tregun e punës. Ky model inovativ lindi nga dy vëzhgimeve:

  1. Siguria se modeli aktual tradicional i edukimit të arsimit të lartë, duhet të përshtatet në thellësi për të gjitha vendet e përfshira në Proçesin e Bolonjës (objektivat arsimore) dhe Strategjinë e Lisbonës (objektivat ekonomike).
  2. Siguria se qëllimi i marrjes së njohurive disiplinore nga studentët nuk është më i mjaftueshëm. Sot përgatitja e studentëve kryhet më mirë duke u siguruar që ata përfitojnë kompetenca dhe zhvillojnë pavarësinë e tyre nëpërmjet kryerjes së trajnimeve. Profesionalizimi i studimeve dhe kthimi i formimit në aftësi konkrete, konsiderohen themeli i rinovimit dhe efikasitetit të studimeve. Thënë ndryshe, marrja e një edukimi të qëndrueshëm në një botë që ndryshon vazhdimisht.

Me fjalë të tjera, këto dy vëzhgime duhet të merren parasysh gjithmonë e më shumë kur organizohet transferimi i dijes në një ekonomi dhe shoqëri që Evropa do si “Dije”. Është e vërtetë, që Ministrat e Arsimit të vendeve evropiane dëshironin “të krijonin ekonominë dhe dijen e Bashkimit Evropian më konkurruesen dhe më dinamiken në botë në 2010”. Dhe për të arritur këtë gjë, Bashkimi Evropian ka nevojë të ketë sistemin e vet edukativ për të siguruar këto kompetenca. Sistemi i arsimit të lartë, pra, është në qendër të kësaj ekonomie të re të inovacionit nëpërmjet dhënies së diplomave LMD (Bachelor-Master-Doktoraturë) në zhvillimin e këtyre aftësive. Dy arsyet e lartpërmendura, kanë udhëhequr gjithashtu edhe Epitech për të zgjedhur një edukim inovativ/ qasje të re pedagogjike të fokusuar tek studentët dhe rezultatet e tyre (dhe jo rreth mësuesve dhe përmbajtjes të programit mësimor), me objektivin kryesor për të përgatitur më mirë studentin në integrimin e tij në tregun e punës.

EPITECH BAZUAR NË PROJEKTE

Që prej themelimit të tij, Epitech ka adresuar çështjet e përshtatjes së transferimit të dijes në detyrimet e ekonomisë që është e bazuar te dija. Me fjalë të tjera, shqetësimi kryesor i Epitech është të fokusohet njëkohësisht te

  • “Të mësuarit” (studentët të behen intelektualisht aktivë, pra jo thjesht të fokusohen tek programi apo përgatitja vetëm për provim)
  • Shërbimet e ofruara studentëve (për shembull, ekselenca apo edukimi inovativ).

Krahasuar me mësimdhënien tradicionale, e cila është më progresive dhe e vazhdueshme, Epitech mbështetet tek një mënyrë e përqendruar e mësimdhënies, ndihmuar nga një “projekt”, i cili shkon më thellë dhe e zgjeron programin, ndërsa në të njëjtën kohë inkurajon shkëputje gjatë kursit për mundësi pune (duke filluar nga viti i tretë, për shembull studentët mund të punojnë dy ditë në javë në një kompani).

NJË VIZION I RI MËSIMDHËNIEJE

Kuptimi i këtij vizioni të ri të mësimdhënies në kompetenca dhe profesionalizëm, që shihet të jetë si një domosdoshmëri në Evropë, për të rritur prestigjin e më shumë se 5 viteve edukim të lartë, si për studentët dhe punëdhënësit, ndahet në tri targete:

  1. Një metodë mësimdhënie bazuar në projekte
  2. Një silabus me një qasje profesionale (ose bazuar në aftësi)
  3. Njohuri disiplinore të një niveli të lartë (Një ekspert Epitech në teknologjinë e informacionit nuk mund të jetë kompetent pa patur njohuri solide ).

Këto tri targete të zgjedhura nga Epitech funksionojnë në një mënyrë koherente, duke synuar përgatitjen për një jetë profesionale që përmbush një nevojë të dyfishtë :

  • Nevojat e punëdhënësve të sektorit profesional (baraspeshë logjike ndërmjet trajnimit dhe punësimit).
  • Nevojat e studentëve (zhvillim logjik i një palete të gjerë njohurish dhe kompetencash, në mënyrë që studenti të jetë i zoti të përballet me sektorin në zhvillim e sipër të TIC, dhe të jetë i zoti t’ia dalë në ndryshimet profesionale të së ardhmes).

NJË QASJE SPECIFIKE

Kjo qasje shumë specifike në hartimin e kurseve dhe programit mësimor na mundëson:

  • Përdorimin e saj në projekte ku çështja është prodhimi i aftësive duke marrë parasysh specifikat e një situate të caktuar, zgjidhja e problemeve të reja dhe parashikimi paraprak i zgjidhjeve të panjohura. Shkurt, të prodhohen kompetenca të plota aty ku është çështja.
  • Përdorimi i situatave të punës për trajnime, kjo në bashkëpunimin shkollë-biznese, kriteret e të cilave janë të përfitojnë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend pune, ndryshime të përbashkëta në prodhim dhe ndryshime të lojtarëve.

Me fjalë të tjera, ne sigurojmë një formim i cili mundëson një futje të suksesshme në jetën profesionale (100% e studentëve janë në biznes në përfundim të studimeve të tyre), falë një “analize të sistemeve”, e cila u jep mundësinë studentëve të kenë një vizion horizonal të biznesit, i cili inkurajon reflektimin kritik, inovacionin dhe progresin.

LITERATURA

  • BARBIER J-M., "Tendances d'évolution de la formation et place du partenariat" in Apprentissages et évaluations, Education permanente, N° 143, 2000-2
  • DIZAMBOURG B., "L'enseignement supérieur, une compétition mondiale ?" in L'Enseignement Supérieur, une compétition mondiale ?, Revue Internationale d'Education, Sèvres, N°45, septembre 2007.
  • FROMENT E., "Le Processus de Bologne : quels enjeux européens ?" in L'Enseignement Supérieur, une compétition mondiale ?, Revue Internationale d'Education, Sèvres, N°45, septembre 2007.
  • HIND D. & MOSS S., "Employability skills", Business Education Publishers Limited, Sunderland, 2005.
  • LUSSAUT Michel, "L'identification des compétences, un outil stratégique indispensable à la construction des parcours de formation" in La déclinaison des diplômes LMD en compétences. CR de l'Agence de Mutualisation des Universités et des établissements. AMUE, Séminaire du mardi 6 juillet 2004.
  • VASCONCELLOS M., "L'Enseignement Supérieur en France", La Découverte, 2006.